Rrjeta Kompjuterike - Kapitulli 1: Hyrje ne rrjetet kompjuterike
MAC (Media Access Control) adresa
Është adresa fizike unike e NIC, 48 bitë (24 - prodhuesi, 24 - organizata IEEE).
Cilat janë tri llojet e hubeve?
1. Hubi pasiv (nuk përdor rrymë elektrike, vetëm bën bartjen e info.) 2. Hubi aktiv (përdor rrymën elektrike për të rigjeneruar sinjalin) 3. Hubi intelegjent (menaxhon trafikun në rrjet)
Mediumet e komunikimit:
1. Kabllo bakri 2. Kabllo me fije optike 3. Lidhje pa tela (ang. Wireless)
Përparësitë e përdorimit të rrjeteve kompjuterike:
1. Zvogëlimi i numrit të pajisjeve periferike 2. Rritja e aftësive komunikuese 3. Shmangia nga dyfishimi dhe dëmtimi i fajllave 4. Administrimi i centralizuar
Brixhi
Brixhi është pajisje që vepron në shtresën e dytë të modelit OSI, është i dizajnuar për të ndërlidhur segmentet e rrjetit.
Mediumi
Mediumi kujdeset për transferimin e të dhënave fizikisht nëpër rrjet.
Kartela e rrjetit NIC (Network Interface Card)
Ndryshe quhet dhe LAN adapter. Është pajisje harduerike që përdoret për të lidhur logjikisht hostët në rrjet. Verpron në shtresën e dytë të modelit OSI.
Repiteri
Përdoret për të përforcuar sinjalin.
Çka janë rrjete kompjuterike
Rrjete kompjuterike paraqesin një grup të hosteve që janë të lidhur për pajisjet e rrjeteve. Për thjeshtësi me fjalën host nënkuptojmë çdo pajisje që ka një adresë logjike (IP), si dhe dërgon dhe pranon paketat e të dhënave në rrjetet kompjuterike.
Ruteri
Ruteri është pajisje që vepron në shtresën e tretë të modelit OSI dhe mundëson lidhjen e dy apo më tepër rrjeteve apo nënrrjeteve.
Suiçi
Vepron në shtresën e dytë të modelit OSI, ndryshe quhet edhe brixh shumëportësh, përdor MAC adresën gjatë filtrimit të trafikut.
Hubi (Repiteri shumëportësh)
Vepron në shtresën e parë të modelit OSI, roli i tij është që të rigjenerojë dhe të forcojë sinjalin e rrjetit.